Reja detyrohet të 'arnojë' listën, sulmuesi lë kombëtaren për ...arsye personale

1 Qershor 2019, 19:41

Trajneri i kombëtares Edoardo Reja është detyruar që të "arnojë" listën e kombëtares shqiptare. Sulmuesi Eros Grezda ka lënë grumbullimin për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese "Euro 2012". Mësohet se lojtari i Rangersit nuk do të jetë në ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë për motive personale. Në vend të tij, Reja ka thirrur lojtarin e Partizanit, Lorenc Trashin.

Përveç Grezdës, tekniku italian 73-vjeçar nuk do të ketë në shërbim të tij as Ledian Memushaj, Egzon Binaku dhe Marash Kumbulla. Memushaj dhe Binaku do të mungojnë për shkak dëmtimesh, e ndërsa Kumbulla është i impenjuar në skuadrën e tij Hellas Verona në Itali dhe do të arrijë vetëm ndeshjen e kombëtares u-21 përballë Turqisë më 3 qershor.