Reja: Me Kosovën do jetë ndeshje e ndjerë, por do provoj të rinjë! Shaland: Miqësorja me Shqiperinë në momentin e duhur

10 Nëntor 2020, 14:52

Trajneri i Kombëtares Edy Reja në prag të ndeshjes miqësore me Kosovën, që do të luhet të mërkurën në Elbasan Arena në orën 16:00, është shprehur se do të bëjë disa ndryshime në formacion. Italiani shprehet se për këtë sfidë do të ketë disa mungesa si Broja, Gjasula, Trashi, Lenjani dhe Kumbulla, por shton se pavarësisht çdo detaji përballja me Kosovën mbetet e veçantë.