Reja para miqësores me Estoninë: Jemi ende në këmbë! Në dy ndeshjet e para duhet të reagonim, nuk e bëmë

12 Qershor 2022, 16:49

Në konferencën përpara miqësores me Estoninë, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, shpjegoi se çfarë nuk shkoi në dy sfidat e para përballë Islandës dhe Izraelit. Sipas tij, duhet të reagonim më shumë, por nuk e bëmë. Ndërkohë, në ndeshjen e së hënës Reja paralajmëron ndryshime në formacion.