Reja publikon listën e Kombëtares për 3 ndeshjet e ardhshme, mungon kapiteni, surpizon me 5 debutuesit e rinj

3 Tetor 2020, 13:13 | Përditesimi i fundit: 2020-10-03 13:14:26

Trajneri Eddy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të Kombëtares që do të jenë në përballjen në 3 ndeshjet atë miqësore me Armeninë dhe dy ndjeshje me Kazakistanin dhe Lituaninë, pjesë e Ligës së Kombëve.

Ajo që vihet re është se Eddy Reja i ka dhënë një shans edhe të rinjve duke futur në listë 5 lojtarë  që grumbullohen për herë të parë me Kombëtaren.