Reja zgjedh zëvendësuesin e Hysajt, Gjimshiti: Kundër Turqisë luajmë vetëm për fitore

8 Tetor, 14:51

Kombëtarja shqiptare ka vijuar sot stërvitjet me karakter fizik për dy ndeshjet e radhës në eliminatoret e Europianit ku për t’u veçuar ka qenë prezenca e futbollistit Hysen Memolla, i cili është përzgjedhur nga trajneri Edy Reja për të zëvendësuar Hysajn e dëmtuar. Në prag të sfidave grupi nuk ka shfaqur probleme, ndërsa futbollisti Berat Gjimshiti është shprehur:

“Dy ndeshje të vështira, sidomos e para ndaj Turqisë. Besoj se në ndeshjen e parë këtu kemi luajtur mirë, por do shkojmë atje të japim maksimumin.”

Ndërkohë Taulant Seferi, mesfushori sulmues që vjen për herë të parë në Kombëtaren A ka deklaruar fillimisht se është shumë i lumtur për ftesën, ndërsa më pas ka shtuar:

"Kombëtarja është shumë mirë, ambienti është pozitiv dhe jemi një grup i mirë. Në këto dy seanca nuk kemi punuar shumë taktikë, por aktivizohem kudo që të jetë.”

Përballja e parë e Shqipëris është të premten me Turqinë, me të cilën kuqezinjtë kanë një bilanc negativ. Në 11 ndeshje Turqia ka fituar 5, Shqipëria 4, ndërsa dy sfida janë mbyllur në barazim. Ndërkohë për këtë sfidë UEFA ka caktuar edhe arbitrat që do të jenë një treshe nga Rumani me kryesor Ovidiu Hategan.

Kategori të tjera