Rekomandime përtej ODIHR? Kim: Të arrihet konsensusi, ose palët të hiqet dorë nga kërkesat e reja

2 Qershor 2020, 20:56

"Që të tre ne ambasadorët kemi shpenzuar 9 orë me anëtarë e këshillit politik. Ka qenë ditë e gjatë dhe e vështirë, por është bërë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët politike. Të gjithëve i është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike të historisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e Shqipërisë ne Evropë.  Sikurse jeni në dijeni BE ka vendosur një sërë kushtesh që Shqipëria të nisë negociatat për në BE, mes tyre është reforma zgjedhore që është në përputhje me rekomandimet e ODIHR Qëllimi ynë sot dhe nesër, sepse do të ritakohemi përsëri nesër është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR dhe të jetë anëtarë ne BE. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODHIR ne do të jemi dakord. Por nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t'i vazhdojnë më këto kërkesa", tha ambasadorja Yuri Kim.  

  •