Rekomandimet e Gjonaj për luftën kundër kriminalitetit, Çela: Ekzekutivi t'i jap fund anomalive në sistem

2 Korrik 2020, 10:13 | Përditesimi i fundit: 2020-07-02 11:59:35

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj mbajti sot një takim online me Prokurorin e Përgjithshëm për adresimin e rekomandimeve prioritare të qeverisë në luftën kundër kriminalitetit. Ministrja rekomandoi një sërë problematikash, ndërsa në fillim tha se 'presim nga prokuroria drejtësinë e re, për luftën ndaj korrupsionit që është një nga prioritet kryesore edhe për shkak se është një nga 15 pikat e vendosur si kusht për të hyrë në BE'.

"Lufta kundër krimit të organizuar është një nga prioritet kyçe e para si detyrim ndaj shqiptarëve dhe e dyta si përmbushje e një prej pikave të vendosura për të hyrë në BE. Për të bërë të mundur këtë rekomandoi forcimin e bashkëpunimit midis instoitucioneve ligjzbatuese, por edhe me organet ndërkombëtare,"-tha fillimisht ministrja.

Më tej Gjonaj rekomandoi luftën në një tjetër drejtim, që sipas saj është ndër më të rëndisishmit: "Rritja e numrit të hetimeve për pastrimin e parave. Dobësimi i fininacimeve me para të pista është një nga fushat që duhet parë me kujdes. Ky është një aktivitet kryesor nga ku duhet luftuar krimi i organizuar. Për këtë duhet bashkëpunim mes tre institucioneve si Prokuroria e Posaçme, policisë dhe OFL-së, por edhe e agjensive ligjzbatuese rajonale."

Ministria e Drejtësisë më pas rekomandoi një sërë problematikash si 'lufta ndaj bimëve narkotike', 'trafikimi i qënieve njerëzore', 'respektimi i të drejtave të njeriut', 'trafikimi i qënieve njerëzore' dhe 'ashpërsimi i dënimeve për veprat diskriminuese dhe gjinore'.