Rekord i ri, ‘çmendet’ Bordi, nafta shkon 265 lekë/litri! Ulet me 2 lekë benzina, nuk ndryshon gazi

17 Qershor 2022, 18:21

Qytetarët duhet të mendohen 2 herë nëse vendosin të lëviznin me makinë prej kësaj të premteje. Bordi i Transparencës ka marrë tjetër vendim për çmimin e naftës që rëndon akoma më shumë të ardhurat e qytetarëve. Ditën e sotme ka publikuar çmimet e reja ku nafta rezulton se ka shkuar 265 lekë/litri nga 258 lekë/litri, ndërsa ka pësuar ulje me 2 lekë çmimi i benzinës dhe gazi mbetet i pandryshueshëm.