Rekord në tregtimin e makinerive dhe pjesëve të këmbimit për nëntor 2020, fasonët në ‘koma’

17 Dhjetor 2020, 19:01

Që prej fillimit të pandemisë në fillim në mars të këtij viti, muaji nëntor ka shënuar një rritje të ndjeshme të tregtisë. Sipas të dhënave të INSTAT eksporti i mallrave në muajin e kaluar u rrit me 10.5% dhe importi me 5% krahasuar me nëntorin e 2019. Përmirësim është shënuar tek sektori automotiv ndërsa industria fasone vijon të jetë në koma.