Rekordi i zi në SHBA, mbi 300 mijë të infektuar e mbi 8 mijë viktima! Spanja zgjat gjendjen e emergjencës nga COVID

5 Prill 2020, 17:40

Bilanci negativ nga koronavirusi vijon që të rëndohet në të gjithë botën. 1.203.188 ka shkuar deri tani numri i të infektuarve, 64747 kanë ndërruar jetë, ndërsa 246760 janë shëruar duke fituar luftën me koronavirusin. Vendin e parë për numrin e të infektuarve e mban SHBA-ja me 311637, ndërsa Italia për viktimat, që ka arritur në 15362. Përhapja shënon cdo ditë shifra të frikshme edhe në Spanjë që renditet poshtë Amerikës. Spanja zgjati deri në 26 prill gjendjen e emergjencës. Autoritetet italiane në rajonin verior italian të Lombardisë po urdhërojnë të gjithë qytetarët të mbajnë maska ​​kur dalin jashtë.