RENEA dhe FNSH tjetër aksion në Shijak, kontrolle në banesa dhe biznese për persona në kërkim

22 Tetor 2018, 20:50

SHIJAK - RENEA dhe FNSH zbresin sërish në Shijak. Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik. Më herët ishte kryeministri Edi Rama i cili paralajmëroi të tjera aksione nga policia për të vënë në rresht, sipas tij, të ashtuquajturit "të fortë".

Mbrëmjen e kaluar RENEA goditi një prej familjeve të përfshira në trafikun e drogës, atë të Astrit Avdylit, i cili ra në pranga bashkë me dy vëllezërit dhe një të afërm të tij, ndërsa në të gjithë vendin u arrestuan 27 persona. Grupi i Shijakut ishte i përfshirë edhe në laboratorin e heroinës në fshatin Bërnog të Has. Astrit Avdyli u la në burg si truri i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt BE, ndërsa u lirua një prej vëllezërve, Flamur Avdyli. 

Ndërsa nga përgjimet e Prokurorisë të siguruara ekskluzivisht nga Report Tv del se grupi i Shijakut ka qenë i lidhur me atë të Bajrave në Shkodër, si bashkëpunëtorë në trafikun e lëndëve narkotike drejt Italisë. 

    No videos found.