RENEA kontrolle blic gjatë natës në Pogradec, arrestohet Lili i Rushkës

12 Gusht 2020, 09:32

Arrestohet Ilir Berberi i njohur ndryshe me pseudonimin "Lili i Rushkës', një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai është arrestuar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij gjatë në operacioni blic të forcave RENEA në Pogradec.

Gjatë operacionit të zhvilluara në orët e vona të mbrëmjet, RENA ka rrethuar banesën e 52-vjeçari, duke e vënë në pranga. Në momentin e operacionit ai ka qenë në gjumë dhe nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.

Gjatë kontrollit RENEA ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri.

Kush është Ilir Berberi?

Ilir Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si 'Lili i Rrushkës', ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari është edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Gjatë operacionit të RENEA-s, janë identifikuar 8 persona si pjesë e grupe kriminale në qytetin e e Pogradecit, ku janë lëshuar edhe urdhër arrestet ndaj tyre. Në pranga janë vënë 2 persona, ndërsa operacioni është ende në zhvillim.