RENEA 'rrethon' Elbasanin, në kërkim të 'bosëve të krimit' që 'i mori në qafë' Dumani, 10 të shoqëruar! Në pranga 'Kel Çami', i përfshirë në disa ngjarje kriminale

9 Qershor 2022, 19:54

Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan dhe Peqin për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga megaoperacioni i DOSJES "Plumbi i Artë". Report Tv mëson se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, ndër të cilët edhe Kelmend Xhaferri, një person i njohur në Elbasan, i përfshirë dhe në ngjarjen e rëndë të ndodhur 4 ditë para zgjedhjeve të vitit 2021 në Elbasan, kur u vra Pjerin Xhuvani.