Rënia e helikopterit në Korçë, grupi EUROSIG dhe INSIG paguajnë c’dëmtimin prej 500 mijë euro

11 Tetor 2018, 15:35

Cdëmtohet  në kohë rekord nga grupi EUROSIG dhe INSIG helikopteri që  u  rrëzua dy muaj më parë në qytetin e Korçës.

Grupi EUROSIG dhe INSIG për këtë rast paguan 500 mijë euro.

Filozofia e grupit EUROSIG dhe INSIG është mbrojtja e klientëve nga humbjet financiare dhe pagesa e dëmeve në kohë reale.

I tillë ishte dhe rasti i  helikopterit  që  u rrëzua më 5 gusht 2018 në qytetin e Korçës. Pak metra para se të ulej, helikopteri pësoi një avari dhe u rrëzua, duke u dëmtuar.

Ky helikopter  ishte i  siguruar nga grupi EUROSIG  dhe INSIG në vlerën e 500.000 Eurove.

Dëmi u konsiderua “shkatërrim total” dhe shuma e siguruar u pagua nga grupi EUROSIG  dhe INSIG për llogari të kompanisë që kishte në pronësi helikopterin, në vlerën e plotë të dëmit në më pak se dy muaj procedura.

Të siguroni pronën tuaj, biznesin, banesën e gjithçka tjetër në grupin  EUROSIG dhe INSIG është investimi më i mirë që bëni për të ardhmen tuaj. Sepse, ju dëmtoheni,dhe ky grup  paguan.

Si mjetet motorrike, lundruese, fluturuese, shëndeti, aksidentet, prona, biznesi e përgjegjësia, jeta etj, janë pjesë e paketave që mbulohen nga grupi EUROSIG  dhe INSIG.

Ky grup  është lider i sigurimeve në rajon, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, me 6 kompani sigurimesh. Lider, falë korrektësisë dhe filozofisë që klienti është i pari dhe mbrojtja e tij në rast humbjesh financiare, është qëllimi i krijimit.