Rënia e numrit të të infektuarve në Itali/ Mjeku shqiptar: Lombardia është bërë zonë portokalli, ka më shumë lëvizje! Dozat e para të vaksinës, në janar për mjekët

2 Dhjetor 2020, 17:14

Falë masave kufizuese edhe shtrënguese që ka ndërmarrë qeveria italiane rastet me COVID-19 kanë pësuar një ulje javën e fundit prej 23.5% kundrejt 10.6% në shtatë ditët e mëparshme.

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci, ka deklaruar se Lombardia nga dje është bërë zonë portokalli pra ka një hapje. Kësisoj, ka një lëvizje më të madhe të njerëzve. Sa i përket vaksinës, ai tha se dozat e para do të jenë gati në janar për stafin mjekësor.