Renisa Laçka, sopranoja në karantinë, zgjedh që të këndojë operën e Puccini-t në ballkon

22 Prill 2020, 20:18

Sopranoja e re e Teatrit të Operës dhe Baletit, Renisa Laçka, transmenton emocione të bukura me perfomancen soul të aries së Mussetta-s “Quando men’vo” nga opera La Boheme e Puçinit. Duke u bërë pjesë aktive e sezonit artistik të teatrit të operës online, Renisa Laçka ka zgjedhur ballkonin e shtëpisë duke iu dhënë mundësi të gjithë atyre që qëndrojnë në shtëpi të ndjekin këngën e saj. Renisa Laçka ka shumë ekperienca të performuarit para publikut dhe këtë herë ne zonën ku ajo jeton, duket se ka bërë gjetjen e duhur për të perjetuar emocionet si në skenë, duke pasur si publik banorët e karantinuar.