Renisi bën bashkë Partizanin dhe Kukësin, lojtarët vendosin lule tek fotoja e tifozit të ndjerë

28 Tetor 2019, 18:20

TIRANË- Partizani dhe Kukësi lanë për një minutë rivalitetin e tyre për të vendosur lule tek fotoja e tifozit të vogël Renis Muça, i cili ndërroi jetë 3 ditë më parë në Turqi. Tifozi i vogël i Partizanit ishte në koma prej 3 muajsh pas një aksidenti. 

Dhe pse sonte Partizani luan ndaj rivalit kryesor për titull Kukësit, dy lojtarët kanë vrapuar drejt tribunës qëndrore, aty ku qëndrojnë dhe tifozët ''Ultras Guerrils'' për të vendosur lulet. Ndërkohë një banderolë u shfaq për nder të Renis Muçës ku shkruhej "Pusho i qetë Renis''.