Goditen të 'fortët' e Niklës dhe video e rrëmbimit në Vlorë

13 Shtator 2018, 15:46 | Përditesimi i fundit: 2018-09-14 09:15:39

TIRANË-Superaksioni i Policisë, RENEA-s dhe FNSH në Nikël të Fushë-Krujës janë tema e diskutimit, në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga. Të ftuar janë gazetari i Report Tv, Artan Hoxha, deputeti socialist Xhemal Qefalia, ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani dhe Pëllumb Nako.

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha, ka thënë se ndërhyrja ka qenë e mirëkoordinuar dhe operacioni ka zgjatur për disa orë. Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka thënë se operacioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës vjen pas një sërë aksionesh të tjera policore, dhe numri i të arrestuarve me këtë operacion shkon në 120. Eksperti për sigurinë, Pëllumb Nako ka thënë se suksesi nuk është i policisë shqiptare, pasi statistikat flasin ndryshe. Për Nakon, rëndësinë më të madhe e ka bashkëpunimi me Italinë.