’Repolitix ’, flet mjekja psikiatre: Të çlirojmë energjitë negative me të bërtitura

28 Prill 2020, 18:45

Mjekja psikiatre Arjana Rreli në Report TV ka sqaruar se cila është mënyra më e mirë për të përballuar stresin nga izolimi, pa përdorur asnjë medikament. Në një lidhje skype për Report TV, ajo thotë se njerëzit në karantinë janë më të rrezikuar nga probleme të ankthit, ndërsa thotë se për të çliruar energji negative është e nevojshme edhe ngritja e zërit apo diskutimet me zë të lartë.