Report lidhje me biznesmeni shqiptar në Francë: Mbyllja e shkollave solli panik!

13 Mars 2020, 13:13

Saimir Deda, një biznesmen shqiptar në një lidhje për Report Tv ka bërë një panoramim të situatës në Lyon. Ai shprehet se qytetarët kanë filluar të marrin masat personale, e ndërsa deri më tani në Francë janë mbyllur shkollat dhe priten që të pezullohet edhe transporti publik.

"Duke filluar nga mbrëmja e djeshme kur Macron nxori vendimin për të mbyllur shkollat, ndihet një lloj pasigurie këtu në Lyon. Masat paraprake nga ana higjienike, larg tubimeve, por pritet të bllokohen transporti urban. Duke filluar nga dita e hënë do të mbyll dy lokalet e mia që kam këtu. Njerëzit kanë filluar t'i marrin masa, nuk ka shumë lëvizje, por edhe blerjet në supermarkete. Shërbimi i spitaleve këtu është i përsosur, nuk kanë frikë se nuk marrin shërbimin në spitale", tha Deda.