Aksident te Uji i Ftohtë në Vlorë, makina merr përpara dy gra

7 Gusht 2019, 22:06 | Përditesimi: 8 Gusht 2019, 10:00

VLORE-Dy gra janë aksidentuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar. Rreth orës 21:45 ato janë përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur te Uji i Ftohtë, ndërsa të plagosurat janë dërguar në spital për mjekim dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet mbi autorin.

b.ha./Shqiptarja.com