Report Tv dhe Piepoli sjellin sondazhin e pestë! Shqiptarët besojnë vaksinat ruse dhe kineze: Gati t'i bëjmë! Vlerësohet menaxhimi i pandemisë nga Qeveria

31 Mars 2021, 21:45 | Përditesimi i fundit: 2021-04-01 01:05:24

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sondazhin e pestë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Sondazhi i pestë vjen në kohën kur kanë mbetur vetëm 25 ditë para zgjedhjeve dhe po transmetohet gjatë programit Repolitix të drejtuar nga gazetari Denis Minga. Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto dha detaje, duke thënë se në këtë sondazh janë pyetur 1200 persona nga data 23-28 mars, teksa metoda është e njëjtë.