Report Tv dhuron për Policinë Bashkiake dezinfektantë, maska e doreza! Kapllani-Ruseti: Ndihmë e vyer, gazetarët heronjt tanë

24 Prill 2020, 15:51

Shumëkush ka zgjedhur heronjtë e tij, këto ditë të vështira të pandemisë. Report TV ka bërë gjithashtu një zgjedhje. Pas policisë së shtetit ReportTv dhuroi sot me moton “ me çdo polic kundër Covid-19” 400 dezifektant, 400 maska dhe 400 doreza për policinë bashkiake. Kreu i policisë bashkiake Ermal Kapllani vlerësoi bazën material si ndihmë të vyer, ndërsa zv.kryetarja e bashkisë Tiranë Anila Ruseti në falenderimin e saj për Report Tv i cilësoi gazetarët heronj përball Covid-19.