Report TV Ekskluzive - Dëshmia ish-policit të vrarë Fadil Mema: Si u ngatërrova me Çapajt

23 Qershor 2019, 14:04

Dëshmia e ish-komisarit të policisë rrugore,Fadil Mema në Elbasan, ka nxjerë zbuluar Florenc Çapjan si autorin kryesor të tentativës së vrasjes së Fadil Memës në vitin 2006 në Elbasan. Kjo dëshmi është marë para prokurorit Xhevat Hana, ku Fadil Mema tregonte në 1 qershor 2006, të gjithë zanafillën e nisjes së konfliktit me familjen Çapja, e deri tek arsyet që e shtynë atë të ndryshonte thënien në gjykatë,duke mos etiketuar Florenc Çapjan si autor të tentativës së vrasjes. Mema ka gënjyer para gjykatës së Elbasanit, gënjeshtër kjo që Çapjat e kanë marë si provë dhe e përdorin sa herë hapet diosja e Florenc Çapjas.

Çapja është arrestuar dy herë për këtë ngjarje dhe dy herë është liruar, duke u varur pikërisht tek dëshmia jo e sinqertë e dhënë nga Fadili në gjykatë. Ndërkohë tashmë e treta e vërteta do tregojë, nëse Çapja do lirohet ose jo nga qelia. Kujtojmë që Florenc Çapja, u arrestua gjatë operacionit të kuduar “Krasta” në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga prokuroria e këtij qyteti dhe Policia e Shtetit, ka rezultuar se njeriu që ka dashur të vrasë Fadilin, është pikërisht Florenc Çapja. Pak ditë më parë gjyqtarja e çështjes Miranda Konica vendosi të lerë në masën e “arrestit në burg” Florenc Çapjan të akuzuar për dy vepra penale atë të “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.Kjo dosje është hapur dhe rihapur disa herë, ku për këtë ngjarje fillimisht është arrestuar dhe Bledar Muça, por së bashku me Florenc Çapjan janë liruar. Dosja më pas ka shkuar tek Krimet e Rënda, por edhe kjo prokurori pasi ka hetuar ka vendosur të pushojë hetimet.