Report TV EKSKLUZIVE/ Kokëdhima terrorizon turistët spanjollë mbi xhamin e furgonit në ecje

22 Gusht 2019, 19:01

Sjellja e gabuar për dy peshk zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Kocco Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, tashmë ndodhet në burgun e Vlorës, ndërkohë ka humbur gjithccka që kishte krijuar në mënyrë të paligjshme dhe që fitonte goxha para. Restoranti, lokali,hoteli dhe plazhin e virgjër që kishte zaptuar në Porto Palermo, janë shkatëruar pas gjithë asaj që ndodhi me familjen Spanjolle të biznesmenit Eugenio Gal Galdon që kishte mbëritur në Shqipëri për turrizëm.

Dhe për çfarë, vetëm për komunikimin e gabuar dhe sjelljen prej kanibali të Mihal Kokëdhimës, djalit të tij dhe grupit të kamarierëve që ai mbante në punë. “Shqiptarja.com” gjatë këtyre ditëve ka mundur të investigojë mirë ketë ngjarje dhe ti japë publikut një rrezyme të qartë dhe të plotë mbi këtë krim, që mori përmasa evropiane. Sot “Shqiptarja.com” ka mundur të sigurojë ekskluzivisht dosjen e prokurorisë së Vlorës, duke zbardhur të gjitha dëshmitë e personave protagonistë në këtë krim të shëmtuar dhe aspak të denjë për mikpritjen shqiptare. “…Ne u ulëm duke pritur për një tavolinë dhe duke parë pamjen. 15 minuta më pas, shoqëruesi na tha se kishim një tavolinë për 7 persona...Babai jonë shkoi me pronarin e restorantit, i cili kishte veshur një bluzë blu për të parë peshkun, pastaj u kthye dhe kamerieri erdhi për të marrë porosinë....dhe pastaj shoqëruesi na shpjegoi se kamerieri i kishte këshilluar të porosisnin më pak peshk,...ne ramë dakord ku nga 7 e kthyem porosinë në 5, kamarieri u largua me porosinë duke përfshirë një sallatë me domate, dy djathë të skuqur dhe dy racione patate të skuqura. Pastaj pronari erdhi menjëherë nga kuzhina duke bërtitur guidës në gjuhën shqipe dhe goditi me grushte tavolinën…”-ka deklaruar vajza e biznesmenit Spanjoll Eugenio Gal Galdon. Aktualisht Mihal Kokëdhima ndodhet në burgun e Vlorës pasi gjykata e këtij qyteti caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për akuzën e “Shkatërimit të pronës”, “Dëmtime me dashje” dhe “Kanosje”.