Report TV Ekskluzive, makina përplaset me autobusin në tunelin e Elbasanit

9 Gusht 2019, 14:06 | Përditesimi i fundit: 2019-08-09 14:39:38

Parakalimi i gabuar dhe futja në korsinë e ndalur në tunelin e Elbasanit për pak sa si ka kushtuar jetën pasagjerëve të një veture dhe të një autobusi linje.

Në videon ekskluzive siguruar nga Report Tv rezulton se një auto-veturë siç shihet në pamje futet në korsinë e ndaluar e cila deri para pak muajsh nuk ishte e hapur dhe në manovër për të ndërruar korsinë vetura përplaset me autobusin.

Shkak sipas hetimit ka rezultuar futja në korsinë e gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara. Policia rrugore ka bërë me dije për Report Tv se prej disa javësh po teston radarët elektronik në tunele cka do të sjell ndëshkimin të shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Çdo shkelje sipas policisë do të jetë e dokumentuar me foto dhe video si në këtë rast ku aksidenti është filmuar në kohë reale nga kamerat e sigurisë dhe ka shërbyer si provë për ndëshkimin e drejtuesit që shkeli rregullat.

Radarët e shpejtësisë në tunele përfshi atë Tiranë-Elbasan dhe tunelin e Kalimashit do të jenë 24 orëshe dhe me identifikimin e targave në mënyrë automatike do të printojnë edhe gjobat të cilat më pas hidhen në sistem dhe u dërgohen në shtëpi shkelësve.

Po ashtu për çdo shkelës në hyrje daljet e tuneleve patrullat e policisë përgjatë shërbimit do të njoftohen në kohë reale për të ndaluar dhe ndëshkuar ata që nuk respektojnë sinjalistikën.

Ndërsa vetëm në 24 orët e fundit në kryeqytet patrullat kanë ndëshkuar mbi 40 shkelës të cilët nuk kanë respektuar korsinë, kthimin e detyruar, këmbësorët si dhe semaforin.