Report TV Ekskluzive, momenti i përplasjes së vëllait të deputetes në tunelin e Elbasanit

21 Tetor 2019, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2019-10-21 11:46:44

REPORT TV ka siguruar videon ekskluzive të momentit kur Elton Macolli dy net më parë u aksidentua për vdekje në tunelin e Elbasanit me makinën me të cilën po udhëtonte me shpejtësi 145 km/h. 37-vjeçari si pasojë e shpejtësisë së madhe, tej normave të lejuara që po lëvizte goditi nga pas një maune, ndërsa më pas shpërtheu në flakë, pasi makina ishte e modifikuar nga benzinë në impiant gazi. Si pasojë e aksidentit vëllai i deputetes Blerina Gjylamenti humbi jetën në vend.