Report TV Ekskluzive/ Rrëfimi i Fadil Memës: Ja kush është gjyqtarja, mikeshë e Çapajve

25 Qershor 2019, 12:43

Zamira Vyshka, një gjyqtare në gjykatës e Elbasanit rezulton të ketë vaforizuar në një proces gjyqësor fisin Çapja, pasi ka nxjerë të pafajshëm Sokol Çapjan, vendim ky që është marë në vitin 1998. Sot e kësaj dite kjo gjyqtare, vijon të jetë pjesë e trupave gjykuese në gjykatën e Elbasanit, duke gjykuar çështje të ndryshme penale e civile. Në dëshminë eksluzive të ish-shefit të policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, që “Shqiptarja.com” e siguron të plotë, tregohet miqësia e gjyqtares Zamira Vyshka me fisin Çapja. Mema, ka treguar para prokurorit Xhevat Hana se në përpjekje për ta mbyllur konfliktin miqësisht me Çapjat, ka takuar një avokat që quhet Gëzim Delilaj. Sipas tregimit të Fadilit, Delilaj ishte avokat i familjes Çapja, pasi kishte mbrojtur Sokol Çapjan, në një proces gjyqësor, pasi në vitin 1993, Sokoli së bashku me dy persona të tjerë kishte vrarë një person tek parku “Rinia”.Në këtë rast Sokoli, mori pafajësinë në vitin 1998, pasi mesa di unë, oficeri i policisë gjyqësore Vangjel Xhani dhe gruaja e këtij të fundit, Sofika Xhani, e cila ishte prokurore në Elbasan, kanë grisur fletët e dosjes dhe i ngatëruan. “…gjyqin me sa di unë e ka zhvilluar gjyqtarja Zamira Vyshka, e cila është mikeshë shumë e afërt e familjes Çapja. Ndërsa çifti Xhani pas këtij veprimi që bënë u larguan për në Amerikë”-ka treguar Fadil Mema para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana.Fadil Mema ka vijuar rëfimin e tij para prokurorit Xhevat Hana duke pohuar se për të mbyllur konfliktin me fisin Çapja është bërë një takim me ndërmjetësimin e drejtorit të SHIK në Elbasan Asim Pobrati dhe avokatit të Çapallarëve Gëzim Delilaj. Nga Çapajt morën pjesë Ramzan Çapja, Enver Çapja dhe Ardian Çapja, ndërsa nga ana jonë isha unë, vëllezërit e mi dhe kunetërit e mi, Stavri Kosta dhe Hamdi Krasniqi, burrat e motrave. Di të them se para se të bëhej ky takim në shtëpinë time, vumë re në pallatin pranë shtëpisë sonë, që është larg rreth 120-150 metra, 4-5 persona, miq të ngushtë të Sokolit, dhe konkretisht Ervis Fetahu, person i shpallur në kërkim për plagosje me thikë, i cili është përdorues droge, Mustaf Eshja, Admir Talko, person-dënuar në Greqi për trafik makinash, dhe Nushi Salla, të cilët u futën në pallat dhe u shfaqën në katin e pestë. Vëllezërit e mi i panë dhe më njoftuan mua dhe shefin e komisariatit. Për rreth 10 minuta, erdhi policia, rrethoi vendin e ngjarjes, kontrolloi, por nuk i gjeti. Personat ishin larguar. Pas rreth dy orësh, e ëma e Nushi Salla, shok i Sokol Çapja, erdhi tek porta e shtëpisë dhe na tha se: “…çfarë keni me ne, pasi ne kemi marrë shtëpinë me qira me dokumente të rregullta…”. Ajo më tha se policia më tha se këtë informacion ia kishim dhënë ne. Në momentin kur erdhi kjo gruaja, tek shtëpia ime ndodheshin z.Neritan Ceka, Arben Demeti, Gjet Ndoj, e zyrtarë të tjerë.