Report TV - Furtunë në Polici, do largohen drejtorët e shefat e komisariateve

12 Shkurt 2018, 12:52 | Përditesimi i fundit: 2018-02-28 07:44:28

Pjesë më e madhe e drejtuesve në Polici dhe shefave të komisariateve pritet të largohen nga detyra. Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report TV se pritet që policët me karrierë të gjatë, të rikthehen në poste drejtuese. Ndryshimet parashikojnë krijimin e strukturës së re që do quhen “zona policore”, ku policët do trokasin në çdo familje. Policia e Shtetit do të përfshihet nga një furtunë lëvizjesh jo vetëm në hirarkinë e drejtorëve por edhe në pjesën fundore përmes krijimit të strukurës së re njohur si “Zona Policore”. Burime të Report TV nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, bëjnë me dije se pritet të largohen pjesa më e madhe e drejtorëve në qarqe, por edhe shefat e komisariateve.