Report TV - Gjykata zhbllokon Taiwani-n, reagon Braçe

7 Gusht 2019, 19:55

TIRANË-  Ditën e sotme në kundërshtim me ligjin gjykata Administrative ka vendosur që t'i heqë bllokimin kompleksit Taiwani në kryeqytet. Ky subjekt u bllokua në saj të operacioni anti-infomralitet të shtrirë në të gjithë vendin, për shkak se nuk kishin lëshuar kupon tatimor.

Sipas ligjit nëse tatim paguesi vazhdon të mos lëshojë kupona tatimor duhet të bllokohet në afatet që parashikohen në nenet përkatëse, por sipas gjykatës dhe gjyqtarit Gentian Hamiti, duket se nuk e kanë marrë parasysh shkeljen e ligjit dhe në kundërshtim të plotë kanë dhënë vendimin për të lejuar që subjekti në fjalë të vijojë aktivitetin. Kështu gjykata është bërë njësh me shkelësin duke mbrojtur evazionin tatimor të subjektit Taiwan edhe pse është kapur disa herë me shkelje. Me anë të vendimit për të lejuar aktivitetin e Taiwanit, gjykata i ka dalë zot interesit të paligjshëm të privatit dhe jo interesit publik të cënuar rëndë nga privati.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe zv.kryeministri, Erion Braçe i cili shprehet i skandalizuar përballë këtij vendimi. Braçe citon edhe ligjin germë për germë ku sipas tij tatimorët kanë zbatuar atë në përpikmëri për të bllokuar këtë biznes ndërsa thotë se nga këto dosje do i kalojë organeve të vettingut, si pjesë thelbësore e veprimtarisë profesionale nën gjykim nga këto organe ndërsa shton se vendimi do të apelohet menjëherë.

Braçe më pas shton edhe disa pyetje për gjykatësin Hamiti duke thënë: Gjykatës ne cilin ligj u bazove? I kishe sytë hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?".

Kujtojmë se ky kompleks u bllokua të premten që lamë pas në kuadër të operacionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin. Pas këtij bllokimi Braçe paralajmëron të gjithë bizneset se të duhet të zbatojnë ligjin pavarësisht miqësive.

Reagimi i plotë i Braçes:

Taiwani  nuk eshte biznes vip!!! Taiwani  nuk eshte biznes vip per shkak te qarkullimit te vogel!!!
Taiwani  ka qarkullim te vogel sepse nuk e dokumenton ate me kupone tatimore!!! Tamam per kete, Taiwani  u bllokua te premten e javes qe kaloi! Taiwani  u cbllokua sot nga gjykata!
Jo nga qeveria, jo nga politika,  jo nga tatimet, jo nga ligji! Zero!
Taiwani  u cbllokua sot nga gjykata, gjykatesi gentian hamiti! Ne shkelje te hapur te ligjit!
Taiwani  u gjet te premten e shkuar, pa kupon tatimor ne tavolinat e restorantit te tij!

Sipas ligjit per procedurat tatimore ne republiken e shqiperise; neni 122/ pika b/ germa ii) thuhet: konstatimin (verifikimin) tjeter pas konstatimit te pare, sipas nendarjes i te kesaj shkronje, nese tatimpaguesi vazhdon te mos e leshoj kuponin tatimor per te dokumentuar qarkullimin e realizuar te mallrave apo sherbimeve, pervec aplikimit te denimit si ne nendarjen i) dhe ne kete rast merret masa e bllokimit te veprimtarise ne vendin ku eshte konstatuar shkelja per 30 dite kalendarike.

Tatimet kane zbatuar pike per pike kete nen dhe kete germe!
Kane zbatuar ligjin! Kane mbrojtur interesin publik te cenuar rende nga veprimtaria e paligjshme, e perseritur nga kompania taiëan!

Demi mund te jete kolosal,  kur dyshimi shtohet nga ky kupon jo tatimor gjetur ne ate tavoline qe mban numrin rendor 38168.

Gjykates ne cilin ligj u bazove? I kishe syte hapur e mbi ligj apo funksionove me veshe ne telefon duke degjuar poezi romantike parash?

Ligji i tatimeve ishte ky! Ligjit yt thote qarte se,  sogurimi i padise mund te vendoset  kur nuk cenohet rende interesi publik!

Si ka mundesi qe zgjodhe di dalesh zot interesit te paligjshem te privatit dhe jo interesit publik te cenuar rende nga privati?

Nuk dua pergjigje nga ty! Per ty dhe cdo sivlla me ty, pjese e kesaj drejtesie te padenje, te padobishme e shpesh te korruptuar, kthyer ne biznes banal kunder interesit publik, dua te them: nga neser, secila nga keto dosje do i kaloje organeve te vetingut, si pjese thelbesore e veprimtarise suaj profesionale nen gjykim nga keto organe!

Ne do apelojme menjehere vendimin tend! Ajo qe po bejme me te paligjshmit ne treg nuk ka kthim! As nga ju!