REPORT TV në kampin e muxhahedinëve në Manëz: Këtu jemi të sigurt! Shpresojmë të bjerë regjimi në Iran

9 Janar 2020, 12:07 | Përditesimi i fundit: 2020-01-09 15:42:36

REPORT Tv ishte në kampin "Ashraf 3" në Manëz të Durrësit ku janë vendosur anëtarët e MEK, ose sikur njihen ndryshe muxhahedinët, që janë kundër regjimit të Teheranit. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta bisedoi me këshilltarin ligjor të kampit të MEK në Manëz, Besat Safari. Ai u shpreh se brenda kampit ndihen të sigurt, pavarësisht kërcënimeve të Iranit, por kërkoi që i njëjti nivel sigurie të jetë edhe jashtë.