Report Tv në Liqenin e Butrintit... midhjet kultivohen në kushte artizanale dhe jashtë standardeve higjeno-sanitare

22 Janar 2020, 20:48

Pas publikimit të raportit të KLSH ku ngrihet alarmi se në qendrën e grumbullimit në Sarandë sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe certifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore, Report TV ishte gjatë ditës së sotme në Liqenin e Butrintit, ku është dhe pika e vetme e prodhimit të midhjes në Shqipëri. Gazetari Limos Didani raporton se midhjet përpunohen në kushte artizanale me zierje dhe tregtohen jashtë kushteve higjeno-sanitare.

"Përpara 2 vjetësh e mbylli tregun  e midhjeve, por që ky treg ka vijuar në rrugë", tha gazetari Limos Didani.