Report Tv në tre hotelet karantinë në Korçë, çifti i emigrantëve: S'kemi lekë, do të marrim kredi për 14 ditët e izolimit

17 Prill 2020, 17:51

Në qytetin e Korçës në 3 hotele janë të akomoduar mbi 100 emigrantë shqiptarë të cilët janë kthyer nga Greqia në Shqipëri. Ata kanë kaluar përmes pikës kufitare të Kapshticës. Pas plotësimit të dokumentacioneve përkatëse me policinë dhe pas kontrollit mjekësor ata janë transportuar drejt hoteleve të përcaktuara nga autoritet lokale. Report Tv ka qenë tek këto hotele dhe ka mundur të komunikojë me këta persona nga ballkonet e hoteleve sepse takimi me ta nga afër është në kundërshtim me rregullat e karantinës. "Kam 7 ditë në hotel, jemi dy persona në dhomë. Do të qëndroj edhe 7 ditë, kushtet në hotel janë normale", tha emigranti.