Vrasje në Shkodër, 74-vjeçari vritet pranë lokalit të tij! I biri mori në telefon policinë: Më kanë vrarë babanë

15 Qershor 2022, 22:33 | Përditesimi i fundit: 2022-06-15 22:34:58

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur një viktimë. Lulash Qepuri, 74 vjeç është vrarë pranë lokalit të tij në Hot të Ri. Djali i 74-vjeçarit ka marrë i alarmuar policinë në celular dhe u ka thënë se i kanë vrarë babanë.