Report TV Reportazh/ Mirësevjen në Belshin e 85 liqeneve

10 Qershor 2020, 15:28 | Përditesimi i fundit: 2020-06-10 18:01:18

Për të prekur nga afër bukuritë e kësaj treve nga kryeqytetit të duhen më pak se 60 minuta, një rrugë që përshkon autostradën Tiranë-Elbasan dhe 59 kilometrash i afrohesh Dumresë dhe qytetit të Belshit, një nga 61 bashkitë e vendit. Mes kodrave e tarracave të Dumresë përshëndetjen e parë e merr nga liqenet karstike, që kufijtë e Bashkisë Belsh numërojnë plot 85 të tillë, me ujë të kristaltë. Dikur zona e kultivimit masiv të duhanit, traditë e mbetur edhe sot, por e pasuruar dhe kultivimin e shafranit, drithërave dhe frutikulturën. Pas nuk mbetet vreshtaria e cila prodhon rakinë ndër më të njohur, ku pas asaj të Sulovës e Skraparit vjen rakia e Dumresë.Urbanizimi i Zonës ka kthyer Belshin nga një qytezë të përhumbur nën 'hijen' e Elbasanit, sot në pikën e referimit për turizmin, agro-turizmin, fundjavave në natyre, historinë me parkun e memories ku rilindasi Sami Frashëri dhe heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu qëndrojnë përkrah njëri-tjetrit. Në këtë park nuk mungojnë edhe monumentet e lidhura me historinë e zonës si ai i mbretëreshës Teuta lidhur me liqenin e Seferanit apo Guri i Mullirit, që simbolizon jetën dhe lidhet me traditën e drithërave si grurë e misër. Kryebashkiaku i këtij qyteti është Arif Tafani, i cili na shoqëron në këtë udhëtim nëpër Belshin e bukur, ku dhe shpjegon ofertën e qytetit për të ftuar turistët ta vizitojnë.