Report TV siguron Aktin Normativ/ Ja si do të shtyhet pagesa e këstit të tatimfitimit

14 Prill 2020, 17:59

Në kuadër të masave për të lehtësuar financiarisht ndërmarrjet që janë bllokuar apo kanë shënuar rënie të aktivitetit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, qeveria ka menduar të lehtësojë apo të shtyjë pagesën e kësteve të tatimfitimit, pra atë këst që, duke filluar nga muaji prill të çdo viti, të gjitha ndërmarrjet duhet ta derdhin në arkën e Tatimeve në formë parapagimi të tatimfitimit, që do të përllogaritet në fund të vitit.