Report Tv siguron shifrat/ Bordi 'frenoi lulediellin', por s’ndalet abuzimi me çmimin e vajit të misrit! Arrin në 500 lekë/litri, më shumë se dyfishi i vlerës në import

30 Maj 2022, 20:59

Një vëzhgim i Report Tv konstaton abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet. Si në asnjë vend tjetër që është prekur nga rritja e çmimeve, në Shqipëri vaji i misrit po tregtohet deri në 500 lekë për 1 litër, më shumë se dyfishi i vlerës më të cilën importohet nga Italia dhe Turqia. Para se të niste lufta në Ukrainë, 1 litër vaj misri shitej 280 lekë për litër.