Report TV siguron videon e nxjerrjes së gardërobës dhe rekuizitat nga godina!

17 Maj 2020, 07:37 | Përditesimi i fundit: 2020-05-17 07:38:54

Me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit, policia ka bërë edhe zbrazjen e sallave duke nxjerrë jashtë karriget, sistemin e ndriçimit, pajisjet elektronike dhe video e audio, gardërobën dhe çdo objekt tjetër që ndodhej brenda saj.

Në një video të siguruar në mënyrë ekskluzive nga Report TV, duken punëtorët, të cilën po nxjerrin materiale dhe po i sistemojnë ato për t'ia dorëzuar Institucionit të Teatrit tek ArtTurbina.

Ata janë vendosur në hapësirën e jashtme të godinës së Teatrit Kombëtar duke u sistemuar dhe më pas të transportohen dhe të merren të dorëzim nga Institucioni i Teatrit ArtTurbina.

Megjithëse në video duket se të gjitha objektet në brendësi të teatrit janë nxjerrë jashtë dhe të sistemuara, më herët Monika Kryemadhi tha se Henri Culi ka firmosur një procesverbal që aty brenda s’ka asgjë, duke lejuar prishjen e godinës.