Report TV siguron videon nga momenti i arrestimit të Ilir Xhepajt

28 Qershor 2020, 18:03

Report TV ka siguruar videon nga momenti i arrestimit të Ilir Xhepajt në zonën e Astirit në Tiranë. 33-vjeçari Xhepaj u prangos mbrëmjen e djeshme në orët e vona në Kodër Kamëz nga policia dhe në momentet e arrestimit nuk ka bërë rezistencë ndërsa pas kontrollit është konstatuar se nuk ka pasur as armë me vete.