REPORT TV sjell pamjet e qelive ku do të izolohen 'peshqit e mëdhenj'/ Kreu i Burgjeve: Ja si do përgjohen

8 Tetor 2019, 12:59

Burgu i Peqinit dhe 313-ta në Tiranë do të jenë ambientet ku do të izolohen anëtarët dhe krerët e organizatave kriminale të cilët edhe nga burgjet drejtojnë trafikun e drogës, prostitucionit, apo përfshihen në krime të rënda. Kreu i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili në një intervistë për ReportTv ka shpjeguar se çfarë ndodh me 41 bis, ligjin e regjimit të posacëm të sigurisë adaptuar nga modeli italian.

I pyetur për numrin e atyre që do ti nënshtrohen këtij regjimi Ismaili shpjegon se nuk ka se si të ketë një numër kur subjekt është vetëm ai që e shkel. E teksa regjimi i birucës me siguri të vecantë pritet të aplikohet së shpjeti, Ismaili sqaron edhe cfarë lejohet dhe kufizohet përgjatë një viti.E teksa 41 bis ende ska çuar askënd në qelinë e izolimit, Ismaili thotë për ReportTv se prej 1998 deri në 2019 ka një ligj që izolon ata që shkelin rregullat në burgje, por prej 20 vitesh askush se kish zbatuar. Me firmën e Ismailit sot në regjime izolimi janë 30 të burgosur e paraburgosur sic dhe rasti më i fundit i Asmer Bilalit që për tre muaj do jetë në izolim.

    No videos found.