Report Tv sjell pamjet ekskluzive! Lironte të fortët, ja ku jeton gjyqtarja Enkelejda Hoxha, 5 persona në 65 m2!

10 Mars 2021, 17:37 | Përditesimi i fundit: 2021-03-10 17:39:38

A ka marrë para kjo gjyqtare e kryqëzuar si shembulli i korrupsionit? Për herë të parë nga oborri i SPAK ishte vajza e mitur e Enkelejdës e cila dha një tjetër version. 13 vjeçarja betohej që nëna e saj nuk kishte  marrë kurrë para por ishte detyruar të shkelë ligjin.

"Ajo ka pasur një arsye shumë të fortë për t'i liruar ata. Vetëm kur ka një arsye shumë të fortë. Mund të jetë detyruar për të liruar kriminelët", thoshte ajo.

Për mikrofonin e ReportTv nëna e gjyqtares ka një falënderim dramatik. Ajo uron kryeministrin Edi Rama pasi sipas të moshuarës nëse vajza e saj gjyqtare nuk do të ishte arrestuar do ishte vrarë nga bota e krimit.

"Edi Ramën që ma burgosi vajzën e falënderoj shumë. Do ma kishin vrarë", thotë nëna.

 

"Ne skemi dashur që t'i hapim telashe. Për shembull, tek ekspozita në orën 7:30 të mbrëmjes para disa ka vërshëllyer një tullë kaq e madhe përpara tyre dhe vajzës së vogël. Nuk e gjetën dot kush e hodhi dhe ne nuk informuam", denoncon babai.

Këto janë pamje ekskluzive që report tv sjell nga banesa e gjyqtares, një apartament 65 m2 në lagjen Komuna e Parisit në katin e 11 të këtij pallati ndërtuar në vitet 2000. Belul Hoxha tregon se është blerë në 2002 dhe ai ka ende këstin e fundit prej 4500 dollarë të papaguar.

Brenda kësaj shtëpie ku e gjithë hapësira shfaqet në kaos,  gjetëm djalin e sëmurë të gjyqtares, Redid, vajzën e mitur Antian dhe prindërit e gjyqtares. Kuzhina e kthyer në dhomë fjetjeje me tre krevate dhe ballkoni i përshtatur në kuzhinë janë dhomat ku flinte dhe ushqehej gjyqtarja me 3 fëmijët e saj.