Report TV Speciale - Agim Sulaj, kthimi tek rrënjet rilind artin tim!

16 Dhjetor 2019, 23:00

…..Kjo valixhe emigranti.., as vetë piktorit Agim Sulaj, por as shqiptarëve dhe italianëve, nuk do t’ju hiqet nga mendja…..

Piktori dhe karikaturisti me famë botërore, Agim Sulaj, rikthehet sërish në vendin e tij.Ai, rikthehet tek ato rrënjë që e përfaqësuan- kur për herë të parë shkoi në vitin 1992 me një ekspozitë në Rimini të Italisë - e një vit më pas me një tjetër ekspozitë në Brindizi.

Ishin emocionuese këto ekspozita të para jashtë vendit, pas rënies së diktaturës komuniste.

Shumë shpejt Agim Sulaj hyri në zemrën e artdashësve italianë. Për të rinisi jeta e artit.

Edhe sot e kësaj dite, piktori jeton e punon në Rimini. Aty ka studion e tij, ku dielli, natyra dhe njerëzit e frymëzojnë të meditojë dhe të krijojë duke plotësuar një personalitet unikal si artist.

Aty rilind çdo ditë arti i tij, i eksploruar tashmë nga artdashësit e dhjetëra vendeve të botës, ku shkon me ekspozitat e tij.

Hiperealizmi magjik i Agim Sulajt, skrupuloziteti i teknikave të tij, që përçojnë  një vepër të gdhendur me detaje, e që lëshon ka shumë energji dhe dritë brenda telajos, shkëlqen mes zejeve të artit bashkëkohor.

Në ekspozitën e dhjetorit në Tiranë, Agim Sulaj ka gjetur edhe më shumë arsye për t’u rikthyer në atdhe, tek “rrënjët” siç i pëlqen të thotë. Dhe jo vetëm të thotë, por edhe të mbahet përherë e më tepër shpirtërisht dhe emocionalisht tek këto rrënjë.