Report TV udhëtim në autobusin vetëm me personel mjekësor, këshillat e bluzave të bardha

13 Mars 2020, 13:36 | Përditesimi i fundit: 2020-03-13 13:37:06

Personeli mjekësor që është në vijë të parë në betejën me koronavirusin, ka në dispozicion autobusë të posaçëm për të lëvizur.  Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ndoqi nga afër atë se çfarë ndodh brenda një autobusi të linjës së Kombinatit, ku të pranishëm ishn mjekë dhe personel që i drejtohen punës. Të gjithë të pajisur me maska dhe me doreza duke ruajtur veten dhe të tjerët nga përhapja e koronavirusit.

A e kanë menduar vetë mjekët se kjo situatë do të vinte ndonjëherë? Ata thonë se nuk duhet të ndihen të frikësuar dhe nuk duhet të ketë panik, pasi të gjithë duhet të fokusohen tek marrja e masave parandaluese.

E kemi lexuar në libra, se për të menduar jo"

"Çdonjëri ka frikën për vete për të afërmit, tani duhet të fokusohemi tek marrja e masave jo tek frika.

Kam 29 vite në profesion, kaq e rëndë, asnjëherë nuk ka qenë një situatë e tillë.

Të jemi mirë, uroj popullin të jenë entuziazmuar jo kaq shumë frikë. Të përdorin çaj mali me lëng limoni.  Kanë edhe halle, edhe probleme, se asnjë nuk do të lëvizë në këtë situatë".

"Higjiena sot është në plan të parë", thonë disa nga personeli mjekësor në këtë autobus.