Agron Fusha, mjeshtri i vorbave në Farkë

19 Prill 2020, 15:32 | Përditesimi i fundit: 2020-04-19 22:40:18

Agron Fusha është një prej mjeshtrave më të njohur në Shqipëri për punimin e enëve prej balte, tavave të dheut dhe vorbave. Farka, fshati ku tradita e prodhimit të vorbave ruhet prej qindra vjetësh, si një aset dhe pasuri e punës artizanale, ku gjithcka punohet me dorë.