Petrela dhe historia e saj

12 Prill 2020, 19:43 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 08:56:31

Veri Jug ju njeh me historinë e zonës së Petrelës, aty ku jeta ze fill në kohët ilire, me dëshmi muret e kështjellës së Përsqopit në vargmalet e Bërzhitës. Kalimi i karvanëve të luftës së gjeneralit romak Jul Cezari në rrugën e kështjellës së Përsqopit dhe, më pas, lindja e kështjellës së Petrelës në shekullin e 4-t pas lindjes së Krishtit. Në shekullin e 15, kështjella mori emrin e Mamica Kastriotit, emër që mban sot sheshi i vogël në qendër të fshatit Petrelë.