Petrela, fshati pa të prekur nga covid-19

12 Prill 2020, 18:48 | Përditesimi i fundit: 2020-04-13 08:56:22

 

Në ditët e vështira të coronavirusit covid 19, Veri Jug ka shkuar në fshatin Petrelë, 12 km në juglindje të Tiranës. Petrela, fshati ku jeta ze fill në kohët e lashta ilire, është një fshat që nuk ka asnjë të prekur nga Covid 19. Kamera e Veri Jug në dy familje petrelase. Nga ditari i punës së Gëzim Bashës që punon në kopshtin e shtëpisë në prag të mbjelljeve të pranverës dhe nga ditari i vreshtarit Bujar Çela, që ka në pronësi mbi 80 rrënjë ullinj të lashtë qindravjecarë dhe ullinj të ri të mbjellë në kohën e demokracisë. Të ardhurat nga ullinjtë, mbi 100 litra vaj ulliri në vit, si ekonomi ndihmëse e familjes, plus të ardhurat nga bimët e tjera bujqësore.