Report Tv vëzhgim për urgjencat në spitalet COVID, familjarja: Kam burrin shtruar, më tha mos më ço në spital, më mirë të vdes në shtëpi

25 Nëntor 2020, 17:41

Ora shënon afro 23:00 por urgjencat drejt spitalit COVID 2 nuk mungojnë. Rëndimi i gjendjes shëndetësorë kërkon që këta pacientë të marrim një trajtim më specifik. Kjo orë e vonë nuk ndalon as disa familjarë të qëndrojnë jashtë rrethimit të spitalit, që i ndan nga të afërmit e tyre.