Report Tv zbardh peticionin/ 50 prokurorë të Tiranës kundër Lulzim Bashës pas sulmit ndaj Elisabeta Imerajt: Po tenton të na bëjë presion dhe shantazh

14 Prill 2021, 21:41

Merr të tjera përmasa përplasja në distancës mes kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj. Krahas vënies në lëvizje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, 50 prokurorë të Prokurorisë së Tiranës, kanë nënshkruar një peticion, përmes të cilit dënojnë sulmet e Lulzim Bashës ndaj Elisabeta Imeraj, të cilën Basha e quajti disa ditë më parë ‘ikonë të krimit dhe korrupsionit’.