Report TV zbardh skemën / Ja si u pastruan paratë e pista në Shqipëri gjatë vitit 2018

7 Prill 2019, 12:11

Të paktën pesë tipologji janë evidentuar vitin e shkuar nga autoritetet shqiptare si mundësi potenciale për pastrim parash. Raporti vjetor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave për vitin 2018 zbardh skemat që nisin nga ato të transfertave të thjeshta të parave e që komplikohen deri tek investimi në pasuri të paluajtshme apo operimi i call center-ve nga shoqëri me seli në vende offshore. Më poshtë janë pesë tipologjitë bashkë me skemat grafike të publikuara nga DPPPP dhe që janë referuar në organet ligjzbatuese për hetim të mëtejshëm.

Tipologjia 1
Transferta të kryera nga shtetas me lidhje familjare, me shtetas të tjerë të huaj dhe shqiptarë si dhe me vende të kategorizuara me risk

Shtetasit X dhe Y (bashkëshort me njëri tjetrin) kanë kryer një numër të konsiderueshëm transfertash (si dërgues dhe përfitues), për një periudhë 4 vjeçare, në vlera që variojnë nga 20 deri në 1.200 EURO, por kryesisht mbizotërojnë transfertat në vlerat nga 200- 600 EURO me shtetas të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj, dhe me shtete të ndryshme.

Shtetasi Z, gjatë një periudhe 2 vjeçare, ka dërguar dhe përfituar disa transferta në vlerat nga 30 deri në 1.000 EURO. Nga verifikime të mëtejshme ka rezultuar se shtetasi Z merret me shit/blerje të monedhave virtuale dhe se ka lidhje me aktivitetin e subjektit që zotëron shtetasi X.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit X dhe Y zotërojnë 2 subjekte tregtare, një ndër të cilët ka objekt veprimtarie të deklaruar si të lidhur me kriptomonedha. Më tej rezultoi edhe se shtetasi X ishte arrestuar nga Policia, si person i lidhur me trafikun e lëndëve narkotike.

Për sa më sipër, rasti është dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit bazuar në: transfertat e shumta të kryera nga shtetasit e mësipërm X, Y dhe Z, me shtetas të ndryshëm kryesisht të huaj, por edhe shqiptarë, lidhjet mes të cilëve mbeten të panjohura; aktivitetin tregtar të shtetasit X për shkëmbimin e kriptomonedhave; të dhënat për përfshirjen e shtetasit X në aktivitete të jashtëligjshme.