Report Tv zbulon qytetin antik në Belsh, filmimet e rralla të termës së shekullit të II në media

12 Qershor 2020, 15:46 | Përditesimi i fundit: 2020-06-13 17:13:09

Kamera e ReportTv zbulon për herë të parë një qytetërim antik në Rrasë, 3 km larg qytetit të Belshit. Nga një punim toke për kultivimin e duhanit një familje e zonës, ka zbuluar këto rrënoja antike të cilat sjellin në pah banimin e këtyre zonave që në shekullin e dytë.